FFK nis shqyrtimin e kandidaturave për trajnerin e ri të Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur të shqyrtojë kandidaturat që ka pranuar për postin e trajnerit te Kombëtarja e Kosovës A.
Në muajin e kaluar FFK-ja e shkarkoi trajnerin Bernard Challandes, ndërsa dy ndeshjet e fundit të Kosovës i ka drejtuar trajner slloven Primozh Gliha.
FFK-ja ka bërë të ditur se ka nisur shqyrtimin e kandidaturave për trajnerin e ri të Kosovës.
KALLXO.com ka raportuar se njëri prej emrave të mundshëm që ta marr drejtimin e Kosovës është legjenda holandeze Marc van Basten.
“Komiteti Ekzekutiv diskutoi dhe trajtoi një varg emrash mjaft të mirë për postin e përzgjedhësit të Kombëtares A, pas shkëputjes së bashkëpunimit me përzgjedhësin Challandes. Në këtë drejtim Komiteti Ekzekutiv i FFK-së me kujdes të veçantë do të shqyrtojë dhe analizoi çdo kandidaturë të mundshme, në mënyrë që në fillim të vitit të ri, FFK-ja të ketë njeriun e duhur që do ta drejtojë Kombëtaren A”, thuhet në një njoftim të FFK-së, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të saj.
Ekskluzive: Legjenda e futbollit holandez, Marco Van Basten, mund ta drejtojë kombëtaren e Kosovës