FFK-ja përkujton Blazeviqin: Ishte i dashur për komunitetin e futbollit në Kosovë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka reaguar pasi që sot ka vdekur trajneri legjendar kroat, Miroslav Ciro Blazeviq.

Përmes një komunikate për media, FFK-ka ka thënë se Blazeviq ishte një person mjaft i dashur për komunitetin e futbollit në Kosovë.

“Qiro vazhdimisht kishte shprehur simpatinë e tij për Kosovën, teksa periudhën e kaluar te Prishtina e vlerësonte si të veçantë për shkak të dashurisë së madhe që i ofruan futbollistët, drejtuesit dhe tifozët e klubit” – thuhet në reagimin e FFK-së.

Sot në moshën 87 vjeçare ka vdekur trajneri kroat Miroslav Ciro Blazeviq. Ai në Kosovë u bë i njohur, pasi që gjatë edicionit 1985/1986 ka udhëhequr gjeneratën e artë të FC Prishtinës, që në atë kohë bënte gara në elitën e ligës federative të Jugosllavisë.