Foto : Arkiv
FFK-ja konfirmon miqësoret me Ishujt Komore dhe Gambinë
27.4.2021 - 18:40
Federata e Futbollit e Kosovës gjatë ditës së sotme ka konfirmuar se Kombëtarja e Kosovës në qershor do t’i luajë katër ndeshje miqësore.
Kosova më 1 qershor luan ndaj San Marinos, kurse më 4 qershor me Kazakistanin.
Miqësoret ndaj Komorosit dhe Gambisë do të luhen në një Antalya të Turqisë.
“Më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës, udhëton në Antalya për një kamp disa ditorë dhe në program do të ketë zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore me Kombëtaren e Komorosit dhe të Gambisë”, ka njoftuar FFK-ja.
Kosova miqësoret ndaj Gambisë dhe Komorosit pritet t’i luajë me lojtarë nga Superliga e Kosovës.