FFK-ja kërkon nga ministri Zemaj që të lejohen tifozët në ndeshjet e Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, gjatë ditës së sotme është takuar me ministrin e Shëndetëisë, Armend Zemajn.

FFK ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar që të rikthehen tifozët për ndeshjet kualifikuese për Botëroriren “Katari 2022”.

Ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”, do të nisin në muajin mars.

Ndeshjen e parë Kosova do ta luajë më 28 mars ndaj Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

“Takimi ishte i fokusuar për gjetjen e mundësisë së rikthimit të tifozëve në numër të reduktuar në stadium për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 që nisin në mars, në mënyrë që Kombëtarja ta ndjejë sadopak atmosferën që dinë ta krijojnë tifozët ‘Dardanët’. Kreu i FFK-së i kërkoi ministrit Zemaj ta shqyrtojë mundësinë e rikthimit të tifozëve në stadium me institucionet tjera relevante. Rreth kësaj çështje ministri Zemaj tha se do të veprohet varësisht nga situata, teksa kërkoi një model nga vendet evropiane, që ka qenë funksional dhe i cili do të mund të aplikohej edhe në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.

Basketboll: Ministria e Shëndetësisë nuk i lejon tifozët për Kupën e Kosovës