FFK-ja formon Dhomën për zgjidhjen e kontesteve

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka themeluar Dhomën Nacionale për zgjidhjen e Kontesteve (DHNZK), e cila do të merret me shqyrtimin e ankesave dhe zgjidhjen e kontesteve ndërmjet klubeve dhe lojtarëve.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së gjatë ditës së sotme.

“KE u bënë sërish thirrje klubeve që në përpikëri t’u përmbahen Udhëzimeve nga institucionet shtetërore, në mënyrë që të mos kemi ndërprerje të aktivitetit garues si pasojë e mospërfilljes së Protokollit anti-Covid. KE do të vazhdojë të ndihmojë të gjitha klubet varësisht nga kërkesat dhe mundësitë ekzistuese. KE mori vendim për themelimin e Dhomës Nacionale për zgjidhjen e Kontesteve(DHNZK), që do të merret me shqyrtimin e ankesave dhe zgjidhjen e kontesteve ndërmjet klubeve dhe lojtarëve. Tutje KE analizoi edhe punën e Përzgjedhësve të Kombëtareve me qëllim të rritjes së cilësisë së tyre në të ardhmen. Në këtë mbledhje KE ka diskutuar për prioritetet dhe është zotuar për ngritjen profesionale të administratës dhe gjithë sektorëve të saj që të rritet efikasiteti dhe suksesi i punës në FFK. KE diskutoi riorganizimin e sektorëve në veçanti një riorganizim i plotë i futsallit. KE shqyrtoi edhe Ankesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi”, ka njoftuar FFK-ja.