FFK-ja denoncon në polici shitjen ilegale të fanellave të Kombëtares

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se ka denoncuar në polici shitjen ilegale të fanellave të Kombëtares së Kosovës.

Sipas FFK-së, shitjet ilegale po bëhen në dyqane online në rrjetet sociale, ku është përmendur ‘RK Sport Shop’.

“FFK sqaron opinionin se falsifikimi i tillë nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë dhe të gjithë ata që do të bëjnë shitjen e tillë të fanellave do të paraqiten në prokurorinë e shtetit dhe agjensionin e të drejtave autoriale dhe do të dënohen sipas ligjeve në fuqi të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Gjithashtu FFK-ja njofton se është duke punuar në hapjen e dyqaneve zyrtare edhe në Kosovë, për shitjen e fanellave, ndërsa bën të ditur se momentalisht ato mund të blihen vetëm në dyqanin zyrtar të kompanisë ‘Fourteen’ në përmes këtij  linku: : https://www.14fourteen.it/product/kosova/.