Festuan me nderime ushtarake, UEFA merr vendim për Kombëtaren e Turqisë

Turqia ka siguruar kualifikimin në Euro2020 në grupin në të cilin ishte edhe Kombëtarja e Shqipërisë.

Por, ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe ndaj Francës, e para e fituar dhe e dyta e luajtur baras në minutat e fundit, ishte bërë temë diskutimi.

Në këto dy takime, futbollistët e Turqisë kanë festuar golat me nderime ushtarake, e gjitha kjo duke nderuar ushtarët Turq, që luftonin në Siri dhe vendeve kurde.

Tashmë, UEFA për këtë lloj festimi ka marr edhe një masë ndëshkuese për këtë kombëtare.

Vetëm 50 mijë euro është dënimi që iu është dhënë turqve nga shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë.