Feronikeli transferon Marko Milickovicin nga Mali i Zi

Feronikeli e ka zyrtarizuar blerjen e parë për këtë afat kalimtar të transferimeve.

Skuadra nga Drenasi, është përforcuar me mesfushorin malazez, Marko Milickovic.

Mlickovic luan në pozitën e mesfushorit ofanziv dhe shquhet për goditjet e tij të forta nga jashtë zonës.

Marko Milickovic po ashtu është paraqitur edhe për Kombëtaren e Malit të Zi.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Feronikelit:

FC Feronikeli fillon vazhdën e nënshkrimeve për sezonin e ri.

Gjatë ditës së sotme, mesfushori malazez Marko Milickovic ka nënshkruar kontratë me klubin e Feronikelit, duke u bërë pjesë e familjes gjelbërt e bardhë. Milickovic është mesfushor ofanziv tejet i lëvizshëm dhe njihet për precizitetin e lartë në goditjet jashtë zonës. Milickovic është i lindur më 31 mars 1998 dhe ka qenë pjesë e OFK Titograd. Gjithashtu, Marko ka edhe paraqitje internacionale për Malin e Zi.Mesfushori malazez ka qenë pjesë edhe e Mladost dhe Otrant-Olympic.Nënshkrimi me Milickovic është vetëm fillimi i nënshkrimeve të reja në klub. Kujtojmë që FC Feronikeli kthehet në stërvitje me 10 gusht, pasi aktualisht skuadra është në pushim.