Feronikeli fiton me vështirësi ndaj Vushtrrisë në ‘Ferki Aliu’ (Foto)

Feronikeli ka shënuar një fitore të vështirë si mysafir ndaj Vushtrrisë, në stadiumin “Ferki Aliu”, me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme në kuadër të xhiros së 11 në Superligën e Kosovës.

Golin e  fitores për kampionin aktual të Kosovës e shënoi mesfushori Besmir Bojku në minutën e 90+3’.

Pas kësaj fitoreje Feronikeli pozicionohet në vendin e pestë me 19 pikë.

Kurse Vushtrria në vendin e fundit me 6 pikë.