Feronikeli fiton me lehtësi ndaj Vushtrrisë

Feronikeli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Vushtrrisë, me rezultat 3-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Nikli e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 9’ me Harmon Gbowean i cili realizoi me kokë.

Epërsinë e dyfishoi për vendasit Mevlan Zeka në minutën e 15’.

Mysafirët e ngushtuan epërsinë me një gol të bukur nga Valmir Azemi nga gjuajtja e lirë në minutën e 45+2’.

Skuadra e drejtuar nga Afrim Toverlani golin e qetësisë e realizoi me kapitenin Lapidar Lladrovci në minutën e 69’.

Pas kësaj fitoreje Feronikeli mbetet në vendin e pestë me 37 pikë.

Kurse Vushtrria mbetet në vendin e 11-të me 16 pikë.

Drita lidere e Superligës, mposht Flamurtarin (FOTO)