Feronikeli fiton me lehtësi ndaj Arbërisë

Feronikeli ka triumfuar ndaj Arbërisë me rezultat 0-3, ndeshje vlefshme për xhiron e 22-të në Superligë.

Argjent Malaj shënoi për 0-1, në minutën e 39’.

Mendurim Hoti e dyfishoi epërsinë e Niklit në minutën e 44’.

Për t’i dhënë fund çështjes së fituesit Kojasevic shënoi për 3-0, në minutën e 78’.

Pas kësaj fitoreje Feronikeli mbetet në vendin e gjashtë me 27 pikë.

Kurse, Arbëria në vendin e tetë me 25 pikë.

Në xhiron e ardhshme Feronikeli e pret Dritën në shtëpi.

Kurse Arbëria do të përballet me Gjilanin.