Feronikeli e “shkatërron” Ferizajn dhe e ruan kreun e tabelës (Foto)

Feronikeli e ka demoluar Ferizajn, me rezultat 5-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e shtatë në Superligën e Kosovës.

Nikli e nisi furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 8‘ me Kastriot Rexhën.

Rexha shënoi përsëri në minutën e 12‘ për rezultatin 2-0.

Për Ferizajn u përkeqësuan gjërat kur Dardan Jashari, u përjashtua me karton të kuq në minutën e 21‘.

Vendasit e trefishuan epërsinë në minutën e 39‘ me Mendurim Hotin.

Në pjesën e dytë Kampionët e Kosoës, i shënuan edhe dy gola me Haxhi Neziraj për rezultatin 5-0.

Pas kësja fitoreje Nikli, e ruan pozitën e parë me 15 pikë.

Ndërsa Ferizaj, mbetet në vendin e 10 me gjashtë pikë.