Feronikeli e mposht Prishtinën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ (FOTO)

Feronikeli e ka fituar derbin e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 3-2, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Bardhë e kaltërtit e nisën më mirë ndeshjen, pasi kaluan në epërsi në minutën e 2’ me Ahmed Januzin nga penalltia.

Nikli e barazoi rezultatin në minutën e 5’ me Jean Carioca Da Silvan.

Përsëri vendasit kaluan në epërsi në minutën e 49’ me Diar Miftarajn.

Feronikeli nuk u dorëzua dhe e barazoi rezultatin në minutën e 59’ me Lapidar Lladrovcin.

Golin e fitores për Feronikelin e shënoi Jean Carioca Da Silva në minutën e 88’ për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-2.

Pas kësaj fitoreje Feronikeli pozicionohet në vendin e gjashtë me 22 pikë.

Kurse, Prishtina në vendin e katërt me 24 pikë.