Feronikeli e mposht Dukagjinin në shtëpi të vet (Foto)

Feronikeli ka triumfuar me lehtësi ndaj  Dukagjinit në Klinë, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 54’ me Kastriot Rexhën.

Për rezultatin përfundimtar 2-0, shënoi Mevlan Zeka në minutën 90+2’.

Feronikeli pas kësaj fitore ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë, aq sa ka edhe Gjilani i cili sot luan ndaj Prishtinës.

Ndërsa Dukagjini, mbetet në vendin e fundit me vetëm një pikë.