Fernando Alonso rikthehet në Formula 1

Piloti i njohur Fernando Alonso do të rikthehet në Formula 1.

BCC Sport, bën të ditur se 38 vjeçari do të garoj për Renaultin në vitin e ardhshëm (2021).

Kampioni i dyfishtë i botës ka nënshkruar kontratë me Renaultin dhe pritët së shpejti të bëhet zyrare rikthimi i tij në Formula 1.

Alonso është larguar nga ky sport në vitin 2018, pas katër vite të kaluara te McLaren.

38 vjeçari do ta zë vendin e Daniel Riccardos, i cili do të kaloj te Ferrari.

Rikthimi i Alonsos në Formula 1 po pritet me emocione për t’i parë sukseset e tij me skuadrën e ri.

Kujtojmë se Alonso në të kaluarën ka garuar për Renaultin dhe Ferrarin.