Fernando Alonso mund të rikthehet në Formula 1  

Fernando Alonso thotë se mund të rikthehet në botën e Formula 1, mirëpo e pranon se kjo gjë duhet të bëhet më shpejtë sa të jetë e mundur pasi që ai nuk do të jetë më i ri se tani asnjëherë më.

Kampioni i dyfishtë Botëror u largua nga sporti i Formula 1 në fund të vitit 2018, duke e vënë theksin tek mungesa e ndjenjës së konkurrencës në garat e këtij sporti.

Fernando Alonso ishte pjesëmarrës i garës me qëndrueshmëri të gjatë Le Mans duke triumfuar dy herë, pastaj e provoi edhe me garën e Indy 500 mirëpo dështoi të kualifikohej dhe si rrjedhojë nisi garën Dakar Rally me skuderinë Toyota.

Megjithatë, ish piloti i McLaren deklaron se akoma nuk e ka mbyllur krejtëisht derën për një rikthim në Formula 1.

“Vitin e kaluar u largova me një lamtumirë dhe akoma nuk e kam krejtësishst të qartë nëse do të kthehem”, ka deklaruar Fernando Alonso për revisten amerikane GQ

‘E di se secili vit që kalon do të jetë më i vështirë sepse në fakt unë po plakem, megjithatë e shoh një mundësi për rikthim në Formula 1. Kisha mjaft kohë për të pushuar, ta çlodhi kokën time dhe mund të kthehem në një mënyrë pak më relaksuese për tu argëtuar, diçka që ka qenë shumë e vështirë ta bëj gjatë viteve të fundit”, ka deklaruar Alonso.

Spanjolli shtoi se ai e llogarit kohën e tij të kaluar jashtë këtij sporti, në të cilën ai ka garuar për IndyCars, në garat me qëndrueshmëri të gjatë në Le Mans dhe tani me garën Rally Dakar dhe me këtë e ka rritur vlerën e ti në sytë e shumë shefave të skuderive të F1.

“Kam vërejtur se sa herë që kthehem në pistë dhe takoj disa drejtorë të skuderive, të cilët më kanë respektuar gjithmonë për atë që kam arritur të bëj në Formula 1, prej tyre marr edhe më shumë vëmendje për performancën time jashtë sportit të Formula 1. Jam i bindur se nëse do të kisha fituar tre ose katër Kampionate Botërore, do të kisha merituar më shumë respekt nga ata, por jo në nivelin që më respektojnë tani.”

Sfida tjetër e Alonso është gara e Dakarit, një ndër garat më të vështira në botë.

Ai ishte duke u përgatitur për garën me Toyota, duke garuar në një rally të Afrikës së Jugut para se të marrë pjesë në Rally Du Maroc në fillim të këtij muaji.

“Unë besoj se nuk ka pole më kundërshtare sesa Formula 1 dhe gara e Rally Dakar,” ka deklaruar Alonso. Kjo është një sfidë interesante, sigurisht e pamundur në letër, por unë dua ta përballoj atë dhe të mësoj. Përgatitja që kam bërë gjatë këtyre muajve po më bën mua më të mirë si një shofer, dhe ky është një nga përparësitë e mia kur përballem me këtë lloj sfide. Do të doja të jem një shofer më i mirë kur të mbaroj me këtë garë” e ka përmbyllur intervistën e tij për revistën amerikane GQ.