Ferizaj ia bën sefte në shtëpi, fiton ndaj Flamurtarit (FOTO)

Ferizaj ka shënuar fitoren e parë në shtëpi të vet, ndaj Flamurtarit me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 14 në Superligën e Kosovës.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Adenis Shala në minutën e 27’.

Pas kësaj fitoreje Ferizaj mbetet në vendin e 10 me 12 pikë.

Kurse Flamurtari në vendin e nëntë  po ashtu me 12 pikë.