Ferizaj humb nga Drenica në shtëpi të vet (Foto)

Drenica ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme, duke fituar si mysafirë ndaj Ferizajt, duke e mposhtur me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e gjashtë në Superligë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Arbios Thaqi në minutën e 45+2’.

Pas kësaj fitoreje Drenica, pozicionohet në vendin e gjashtë me tetë pikë.

Ndërsa Ferizaj në vendin e 10 me gjashtë pikë.