Ferencvaros – Prishtina, mbyllet pjesa e parë pa gola

Ka përfunduar pjesa e parë mes Ferencvarosit dhe Prishtinës, me rezultatin 0-0.

Kjo ndeshje është duke u luajtur në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramdani, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer ndaj skuadrës hungareze Ferencvaros.

Me pak fat Prishtina mund ta mbyllte pjesën e parë me epërsi, pasi qendërsulmuesi Otto John ishte i vetëm përballë portierit të hungarezëve, por dështoi të shënonte duke goditur jashtë portës në minutën e 35’.