Fenerbahce fiton falë golit të Vedat Muriqit (VIDEO)

Fenerbahce e ka gjetur rrugën e fitores, pas një barazimi dhe humbje, duke e mposhtur Ankaragucun me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Turqisë.

Të parët që kaluan ne ëpërsi ishin mysafirët në minutën e 16’ me Orgillin.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 20’ me Jorgensenin.

Golin e fitores për Fenerbahcen e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 73’.

Fenerbahce pas kësaj fitore ka grumbulluar 10 pikë nga pesë xhiro.