Federatat sportive ende pa buxhet, KOK-u kërkon ndihmë nga MKRS-ja

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, kanë takuar Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çekun, duke kërkuar nënshkrimin e Memorandumeve të Bashkëpunimit me federatat sportive dhe KOK-un.

KOK-u ka kërkuar nga Ministria që të bëhet sa më parë nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit

me federatat sportive dhe KOK-un, pasi federatat ndodhen në krizë financiare shkaku i mungesës së buxhetit për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare, e po ashtu edhe në garat që vlejnë për pikë olimpike Tokio 2020.

Ministri Çeku premtoi se kjo çështje do të kryhet sa më parë, në mënyrë që KOK-u dhe federatat sportive të fillojnë të marrin buxhetin që iu takon sipas kategorizimit të sportit, sportistëve dhe trajnerëve.

“KOK-u ka kërkuar nga Ministria që të bëhet sa më parë nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me federatat sportive dhe KOK-un, pasi federata ndodhen në krizë financiare shkaku i mungesës së buxhetit për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare e po ashtu në garat që vlejnë për pikë olimpike. Ministri Hajrulla Çeku premtoi se kjo çështje do të kryhet sa më parë në mënyrë që KOK-u dhe federatat sportive të fillojnë të marrin buxhetin që u takon sipas kategorizimit të sportit, sportistëve dhe trajnerëve”, ka njoftuar KOK-u.