
Një meç boksi - Foto: Rtv21
Federata e Boksit e Kosovës organizon turneun tradicional ndërkombëtar 'Pavarësia'
04.2.2022 - 11:16
Federata e Boksit të Kosovës më datën 13 shkurt pritet të organizojë turneun tradicional ndërkombëtar “Pavarësia”.
Ky turne është i 14-ti me radhë, dhe do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve duke filluar nga ora 12:00.
Pjesëmarrës në këtë turne pritet të jenë boksierët nga Kosova, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Gjyqtarë të këtij turneu janë caktuar: Agim Shala, Agim Tahiraj, Safet Sylaj, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi dhe Marigona Beadini.
Ndërsa delegatë në këtë turne është përcaktuar : Sylejman Voca.