FC Vushtrria transferon 4 lojtarë nga Brazili

Presidenti i klubit të futbollit, Vushtrria, Bajrush Kajtazi ka paralajmëruar transferimin e 4 lojtarëve nga Brazili.

Transferimet e reja ai i ka bërë publike pas ndeshjes së parë të Super Liges së Kosovës.

“FC Vushtrria tashmë ka zyrtarizuar edhe katër përforcime nga Brazili (ne bashkëpunim me partnerin Etminan Brazil) ku në ditët në vazhdim do të bëhet edhe prezantimi zyrtar i tyre”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në “Facebook”.

Lojtarët që do t’i bashkohen Vushtrrisë, janë:

Matheus, Henrique De Paula

Leonardo, De Freitas Soares

Ygor Vinicius, De Souza

Ian Augusto, De Almeida Riverio