Fadil Rama jep dorëheqje nga Drenica

Fadil Rama më nuk do të jetë trajner i Drenicës, duke dhënë dorëheqje pas humbjes nga Drita.

Drenica sot e pësoi humbjen e dytë radhazi nga Drita me rezultat 4-1, pas humbjes në mesjavë në Skenderaj nga Arbëria.

Lajmin për dorëheqjen e Ramës e ka konfirmuar Drenica në faqen zyrtare të klubit.

“Kryetrajneri i deritanishëm i skuadrës, Fadil Rama ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e të parit në stolin e KF Drenicës, pas humbjes 4:1 kundër FC Drita. Dorëheqja e trajnerit ka ardhur si rrjedhojë e rezultateve jo të mira, thuhet në dorëheqjen e Ramës. Ky i fundit ka falënderuar kryesinë për besimin dhe përkrahjen gjatë gjithë kësaj kohe. Gjithashtu edhe klubi falënderon trajnerin Rama për punën dhe angazhimin e deri tanishëm. Klubi do t’ju njoftoj më kohë në lidhje me zhvillimet për emërimin e trajnerit të ri”, thuhet në njoftimin e Drenicës.

Pas tetë ndeshjeve, Drenica pozicionohet në vendin e shtatë me tetë pikë.