
F1 Kualifikimet: Max Verstappen në pol-pozicion
“Holandezi fluturues”, piloti i skuderisë Red Bull, Max Verstappen, e ka fituar pol-pozicionin e tij të dytë në karrierë duke e mposhtur gjermanin, Sebastian Vettel nga Ferrari si dhe kampionin aktual dhe të gjashtëfishtë botëror të Formula 1, britanikun, Lewis Hamilton për Çmimin e Madh të Brazilit.
Megjithëse jo secilën ditë të shtunë, kur kemi të bëjmë me kualifikime, Red Bull janë konkurrentë për pol-pozicion, kësaj radhe duke qenë fenomenal pothuajse në secilin segment të pistës braziliane, Interlagos, dhe duke e përfunduar xhiron e tij të fundit me pol-pozicion për garën e nesërme.
Me këtë pozicionim, Verstappen ia doli t’i shlyejë kujtimet e vitit të kaluar 2018 kur në po këtë pistë kur kishte pësuar një aksident me Esteban Ocon duke mbetur pa u kualifikuar ndërkohë që ishte duke udhëhequr garën.
Xhiroja e Verstappen për pol-pozicionin ishte për dhjetë të sekondit më e shpejtë sesa ajo e Vettelit me Ferrarin e tij, me Hamilton menjëherë prapa tij.
“Kishim ca probleme me fuqinë e motorit krahasuar me të tjerët, dhe pikërisht këtu në humbëm në kohë. Megjithatë unë dhashë maksimumin.”, ka deklaruar me keqardhje kampioni i gjashtëfishtë, Lewis Hamilton.
Piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc, ka delaruar se është “shumë i zhgënjyer” me vetën e tij pasi që gabimi i bërë në përpjekjen e tij finale e la atë vetëm në pozicionin e katërt. Dhe, sikur kjo të mos mjaftonte, Vettel është penalizuar me 10 pozicione për garën e së dielës për shkak të motorit të ri të vendosur në bolidin e tij.
Megjithatë, Leclerc ishte më i mirë se Valtteri Bottas i Mercedesit për katër të dhjetat e kohës dhe po ashtu më i shpejtë se Alex Albon nga skuderia Red Bull.
Pierre Gasly vazhdoi me formën e tij të mirë me skuderinë Toro Rosso për ta plotësuar pesëshën e parë – madje kjo performancë e tij duket shumë më impresive krahasuar me kolegun e tij Daniil Kvyat i cili ka dështuar qysh në seancën e parë të kualifikimeve – ndërsa të dy pilotët e skuderisë Haas, Romain Grosjean dhe Kevin Magnussen, ia dolën që ta përfundojnë seancën e tretë të kualifikimeve për herë të parë qysh nga gara për Çmimin e Madh të Spanjës në muajin Maj të këtij viti duke u pozicionuar në pozitën numër tetë, respektivisht, në pozitën numër dhjetë.
Finlandezi Kimi Raikkonen nga skuderia Alfa Romeo, arriti të pozicionohet në pozitën e nëntë ndërkohë që asnjëri prej dy pilotëvë të skuderisë McLaren, Carlos Sainz për shkak të një problemi në motorin e tij dhe Lando Norris për shkak të diskualifikimit në seancën e dytë, nuk arriti të kualifikohet brenda top-10, megjithatë, për shkak të penalizimit të Charles LeClerc, Lando Norris do të niset nga pozicioni numër 10.
Top-10 renditja e kualifikimeve për Çmimin e Madh të Brazilit
- Max Verstappen, Red Bull
- Sebastian Vettel, Ferrari
- Lewis Hamilton, Mercedes
- Charles Leclerc, Ferrari*
- Valtteri Bottas, Mercedes
- Alex Albon, Red Bull
- Pierre Gasly, Toro Rosso
- Romain Grosjean, Haas
- Kimi Raikkonen, Alfa Romeo
- Kevin Magnussen, Haas
* 10-pozicione penalizim