Evertoni dhe Southamptoni i ndajnë pikët (VIDEO)

Everton dhe Southampton kanë barazuar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 34-të në Premierligë.

Ndeshjen e nisën më mirë  mysafirët duke fituar penallti në minutën e 27’, të cilën e humbi James Ward – Prowse.

Megjithatë, Southamptoni kaloi në epërsi minutën e 31’ me sulmuesin Danny Ings.

Evertoni e barazoi rezultatin me sulmuesin brazilian Richarlison në minutën e 43’.

Pas këtij barazimi Everton pozicionohet në vendin e 11-të me 45 pikë.

Kurse Southamptoni mbetet në vendin e 12-të me 44 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.