Evertoni dëshiron transferimin e Ramseyt

Mesfushori uellsian Aaron Ramsey pritet të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të janarit.

30 –  vjeçari deri tani I ka luajtur vetëm pesë ndeshje, tri në Serie A dhe dy në Ligën e Kampionëve, për shkak të lëndimeve.

Shkaku i lëndimeve të shpeshta të Ramseyt, trajneri i bianconerëve, Massmiliano Allegri ia ka dhënë driten jeshile klubit që të nisin negociatat për lirimin e tij.

CalcioMercato shkruan se Evertoni janë skuadra favorite për të nënshkruar me ish-mesfushorin e Arsenalit.

Kujtojmë që interes për Ramseyn ka shfaqur edhe Newcastle.