Everton tregohet i fortë për Chelsean (VIDEO)

Trajneri Duncan Ferguson, ka debutuar me fitore te Evertoni, duke e mposhtur Chelsean, me rezultat 3-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16-të në Premierligë.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi me sulmuesin brazilian Richarlison pas një asistimi nga Sidibe.

Epërsinë e dyfishoi Calvert- Lewin në minutën e 49’ për rezultatin 2-0.

Chelsea e ngushtoi epërsinë duke shënuar me Mateo Kovacicin në minutën e 52’.

Ishte përsëri Calvert- Lewin që shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-1.

Pas kësaj fitoreje Everton pozicionohet në vendin e 14 me 17 pikë.

Kurse Chelsea mbetet në vendin e katërt me 29 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!