Everton hyn në garë për shërbimet e Koulibalyt

Everton ka hyrë në garë për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Carlo Ancelotti, e dëshiron me çdo kusht mbrojtësin nga Sengali në ekipin e tij, pasi më të ka punuar te Napoli.

Por,  Evertoni do ta ketë të vështirë që ta transferoj senegalezin, pasi në garë për të është edhe Manchester Unitedi.

United e dëshiron me çdo kusht mbrojtësin shtatgjatë, por do të ketë konkurrencë të vështirë, në Angli, Evertonin, ndërsa në Francë, Paris Saint-Germain është i interesuar për të, njofton “Gazzetta dello Sport”.