Everton dhe Inter dëshirojnë transferimin e Pellegrinit

Roma mund të mbetet pa mesfushorin italian Lorenzo Pellegrini në afatin kalimtar të verës.

Sipas gazetës italiane “Calciomercato”, Everton dhe Inter, kanë shfaqur interesim për mesfushorin e gjallorsëve.

Roma dëshiron 30 milionë euro për 23 vjeçarin, aq sa është klauzola në kontratën e tij.

Everton dhe Inter, pritet të bëjnë një  “luftë” të ashpër për t’i marrë shërbimet e mesfushorit italian.

Pellegrini është transferuar te Roma në vitin 2017 nga Sassuolo.