Erjon Kastrati i bashkohet Yllit

Klubi i basketbollit Ylli, ka njoftuar se është përforcuar me basketbollistin e Kombëtares së Kosovës, Erjon Kastrati.

Kastrati shihet si njëri prej transferimeve më të mira në afatin kalimtar të janarit në basketbollin kosovar.

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me lojtarin e përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Erjon Kastratin. Kastrati ka një karrierë shumë të pasur në basketbollin evropian, kryesisht në Slloveni, ku ka djersitur fanellën e ekipeve si Union Olimpia, Krka Novo Mesto, Egis Kormend dhe Sixt Primorska”, ka shkruar Ylli.

Ylli me ardhjen e Erjon Kastratit bëhet njëri prej klubeve pretendente për ta fituar titullin e kampionit

Atkualisht, suharekasit pas 12 ndeshjeve të zhvilluara i kanë shtatë fitore dhe pesë humbje duke u pozicionuar në vendin e katërt me 19 pikë, dy pikë më pak se Rahoveci që pozicionohet në vendin e parë.