Erikseni drejt largimit nga Interi

Mesfushori danez Christian Eriksen i ka ditët e numëruara te skuadra e Interit.

Mesfushori danez nuk arriti të impresionoj asnjëherë prej transferimit të tij te Interi nga Tottenhami.

Gazzetta dello Sport shkruan se Eriksen mund të largohet në afatin kalimtar të janarit pasi nuk po i jepet hapësirë e mjaftueshme nga Antonio Conte.

Conte nuk po e preferon danezin në mesfushë, duke luajtur me Barellan, Gagliardinin e Vidalin.

Skuadra që ka shfaqur interesim për Eriksenin është Arsenal.