Eriksen ndërprenë kontratën me Inter

Duke mos qenë në mundësi për të luajtur në kampionatin e Italisë, Christian Eriksen dhe Inter kanë arritur marrëveshje për ndërprerje të kontratës.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të Interit.

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje për zgjidhjen konsensuale të kontratës së Christian Eriksen. Klubi dhe e gjithë familja Nerazzurri e përqafojnë lojtarin dhe i urojnë më të mirat për të ardhmen e tij”, thuhet në njoftimin e klubit Italian.

Eriksen pati probleme shëndetësore gjatë zhvillimit të një ndeshje të kampionatin evropian dhe që nga momenti kur u largua nga fusha ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje në futbollin profesionist.