Eriksen lirohet nga spitali dhe viziton bashkëlojtarët

Federata e Futbollit e Danimarkës ka konfirmuar se Christian Eriksen e ka kryer me sukses operacionin dhe është liruar nga spitali.

Eriksen ka vizituar bashkëlojtarët e tij në kampin stërvitor. Pas vizitës, danezi është kthyer në shtëpi duke iu bashkuar familjes së tij.

“Christian Eriksen e ka kaluar me sukses operacionin gjatë ditës së sotme dhe është liruar nga spitali. Ai po ashtu i ka vizituar bashkëlojtarët e tij në kampin stërvitor pastaj iu bashkuar familjes së tij”, ka njoftuar Federata e Futbollit të Danimarkës.

Kujtojmë se Eriksen pësoi sulm në zemër në ndeshjen ndaj Finlandës në minutën e 43-të.