Eridon Qaradaku dhe Leonard Maloku dëshirojnë fitore ndaj Kosovës (VIDEO)

Kombëtarja e Shqipërisë U21, do të përballet me Kosovën me 15 tetor, në “Elbasan Arena”, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2021”.

Erdion Qaradaku dhe Leonard Maloku, në një konferencë për media, kanë folur për përballjen ndaj Kosovës.

Leonard Maloku ka thënë se janë të gatshëm për Kosovën U21, dhe do të luajnë ndaj “Dardanëve” për fitore.

“Atmosfera në skuadrën e shpresave është shumë e mirë, kushtet janë optimale. Jemi të gjithë gati për përballjen e radhës ndaj Kosovës U-21, jemi të përqendruar tek udhëzimet e trajnerit Bushi. Së bashku me shokët e skuadrës do mundohemi të fitojmë ndeshjen e radhës ndaj Kosovës. Ne si në çdo ndeshje do të mundohemi të fitojmë, edhe ndaj Kosovës do të luftojmë për të fituar. Për ne, si futbollistë, çdo ndeshje është detyrim për t’u fituar dhe këtë duhet të bëjmë,” – deklaroi Leonardo Maloku.

Kurse Eridon Qaradaku, pret që ndaj Kosovës të rikthehen te fitoret, pas humbjes ndaj Austrisë me rezultat 2-0.

“Skuadrës kombëtare U-21 nuk i ka munguar asgjë, për ne është detyrim fitorja, kushtet janë shumë të mira. Gjërat janë pozitive, ne po përmirësohemi në disa aspekte, pas analizës që kemi bërë më trajnerin gjatë përgatitjeve tona. Ndeshjen e radhës ndaj Kosovës duhet të bëjmë kthesën, e të shpresojmë deri në fund të eliminatoreve”, ka thënë Qaradaku.