Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Erëleta Mehmeti e lumtur për fitoren ndaj Estonisë

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Estonisë, ndeshje e vlefshme për Grupin A, për kualifikimet e Euro 2020.

Në këtë ndeshje bëri ndeshje të mirë mesfushorja Erëleta Mehmeti që luan për skuadrën gjermane Freiburg.

Mehmeti për KALLXO.com thotë se e kanë merituar këtë fitore duke e dhënë maksimumin.

“Po e kemi merituar, deri në fund e kemi dhanë maksimumin, edhe jena përgatit mirë për lojë edhe jam shumë e lumtur që kena fitu”, ka thënë Erëleta Mehmeti për KALLXO.com.

Futbollistja e Freiburgut thotë se është e lumtur pas fitores ndaj Estonisë. Ajo ka shtuar se dy golat e shënuar në pjesën e parë i liruan nga presioni i lojës.

“Loja ka qenë shumë e mirë, e kena përgatit këtë ndeshje shumë mirë edhe jam gëzuar që i kena shënuar dy gola sepse na ka liru nga presioni shënimi i golave e kena meritu fitoren edhe festojna”, ka shtuar futbollistja e Freiburgut.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

 

Afërdita Fazlija: E merituam fitoren ndaj Estonisë