Ensar Zejnullahu fiton medaljen e argjendtë në Kupën e Botës në karate

Karateisti kosovar Ensar Zejnullahu ia ka sjellë Kosovës medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror që është duke u mbajtur në Stamboll të Turqisë.

Zejnullahu e ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë 55 kilogram te kadetët.

Xhiron e parë kaloi pa kundërshtar, te dytën ndaj garuesit nga Turqia për te vazhduar me fitoren ndaj dy garuesve nga Ukraina radhazi, kurse edhe në finale për kundërshtar kishte garuesi nga Ukraina, por humbi me rezultatin minimal 1:0.