
Enis Bardhi shënon gol në stilin e Messit (VIDEO)
Levante ka shënuar fitore me rezultat 2-4, ndaj Valladolit në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Spanjës duke u kualifikuar në çerekfinale.
Ndeshjen e nisën më mirë vendasit duke kaluar në epërsi me Tonin.
Levante e barazoi rezultatin në minutën e 23’ me Enis Bardhi.
Bardhi ka shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë në stilin e Lionel Messit, duke e goditur topin poshtë murit të gjallë.
Malsa shënoi për 1-2, në minutën e 45’.
Bardhi u zëvendësua në minutën e 55’.
Coke shënoi për 1-3, në minutën e 59’.
Vendasit e ngushtuan epërsinë në minutë ne 65’ duke shënuar për 2-3.
Për rezultatin 2-4, shënoi Morales nga penalltia në minutën e 80’.
1:2 follow @noob_fcb for more goals
follow @noob_fcb for more pic.twitter.com/GrKDvER54m— follow @noob_fcb (@mrred90473862) January 26, 2021