Ëndrra amerikane e Venera Kadriut nga Gjilani

Është vetëm 20 vjeçare dhe tanimë është pjesë e një klubi të madh të volejbollit amerikan.

Venera Kadriu, volejbolliste kosovare nga Gjilani, aktualisht luan në Ligën Amerikane të Volejbollit për vajza.

Që nga viti 2018 Venera është pjesë e ekipit të Volejbollit “Timberwolves” për Femra në pozitën OH (Outside Hitter) pranë Northwood University, një universitet me seli në Midland, Michigan të SHBA-ve.

Paraprakisht, Venera i është nënshtruar një sërë testesh, të tilla si TOEFL dhe SAT (Scolastic Assement Test) për pranim në këtë universitet. Kriter tjetër ka qenë edhe suksesi në sportin e volejbollit e të cilin sukses Venera e kishte të garantuar si një prej volejbollisteve më të mira kosovare.

Ekipi i Timberwolves është pjesë e Divisionit të Dytë që i përket Konferencës së Dytë (Great Lakes Intercollegiate Athletic Conference), prej gjithsejt katër konferencave në këtë ligë.

Northwood Volleyball (Freshman Year)

Foto: Venera Kadriu

Karriera volejbollistike e Venerës ka nisur shumë herët, në vitin 2011, qyshkur ishte 11 vjecare, me klubin e volejbolliit per femra “KV Drita Gjilan”  në drejtimin e trajnerit Lorik Ilazi.

Klubi gjilanas është i vetmi klub kosovar për të cilin Venera ka luajtur. Që nga ajo kohë Venera ka qenë pjesë krysore e pothuajse të gjitha kategorive të volejbollit kosovar duke kulmuar me të qenit anëtare e reperezentacionit të Kosovës për femra në kategorinë e senioreve.

Sukseset e saja me klubin gjilanas si dhe performanca e mirë individuale, ia hapën rrugën Venerës që të jetë pjesë e reprezentacionit të Kosovës në volejboll për femra.

Si pjesë e reprezentacionit të Kosovës e po ashtu edhe në nivel klubesh të grupmoshave të ndryshme, Venera ka qenë disa herë pjesëmarrëse e turneve ndërkombëtare.

Në vitin 2016, Venera ishte pjesë e reprezentatcionit të Kosovës me grupmoshat U19-20 në European Championships 2020 (Kampionati Evropian U16 në vitin 2016), ndërkohë që në vitin 2018 ishte pjesë e turneut ndërkombëtar European League Silver 2018 (Liga e Argjendtë Evropiane 2018).

Ndërsa si pjesë e klubit gjilanas “KV Drita Gjilan”, Venera ishte pjesëmarrëse e Champions League 2016/17 (Ligës së Kampioneve në Volejboll për femra), ndërkohë që po atë vit ishte edhe pjesë e turneut CEV Cup 2016/17 (Turneu i volejbollit evropian për klube CEV Cup).

Në nivel kombëtar me klubin  e volejbollit “KV Drita”, Venera ka arritur një varg suksesesh me te gjitha kategoritë e grupmoshave, Kupën e Kosovës, Kupën e FVK-se dhe Supërkupën në vitin 2015, Kupa e FVK-se, Kupa e Kosoves dhe Kampion i Ligës në vitin 2016 dhe 2017 dhe Kupën e FVK-së, Kampion dhe Supërkupën në vitin 2018

Në vitin 2017, në Lojrat Ballkanike BVA për grupmosha U18, Venera Kadriu është shpallur me titullin The Best Outside Hitter, respektivisht ishte pjesë e Dream Team e të gjitha reprezentacioneve pjesëmarrëse në kaudër të Ligës Ballkanike. Ishte pikërisht ky turne BVA në të cilin Kosova për herë të parë në historinë e saj ia doli të fitojë një medale (të bronztë) në gara ekipore.

Pas sukseseve të arrtitura në rrafshin kombëtar, Venera kishte si synim të vazhdojë karrierën e saj në këtë sport edhe në arenën ndërkombëtare.

Ishte volejbollistja Ariola Prenga nga Shqipëria, e cila mban epitetin e volejbollistes ndër më të mirat në Shqipëri si dhe bashkëlojtare e Venerës në klubin e volejbollit për femra “Kv Drita” gjatë sezonës ne vitin 2016, rekomandimi i së cilës i dha mundësinë Venerës të vihet në kontakt me drejtuesit e klubit Timberwolves pranë Universitetit te Northwoodit dhe kështu të bëhet pjesë e klubit të Volejbollit dhe, njëkohësisht, pjesë e studimeve akademike në po këtë universitet.

Krahas angazhimit të saj në volejboll, Venera sapo e ka përfunduar vitin e dytë akademik në drejtimin e Financave në këtë Universitet prej gjithsejt katër viteve akademike, pasi që paraprakisht ka fituar një bursë të plotë dhe notat e saja akademike janë vlerësuar si të jashtëzakonshme, ndër më të lartat. Nota akademike akumulative e Venerës, pra nota e përgjithshme që llogaritet prej të gjitha lëndëve akademike ka qenë mbi 3.85, respektivisht 3.95, respektivisht Nota A+ që, përndryshe, i bie të jetë një arritje e jashtëzakonshme.

Pas suksesit të arritur në këtë vit akademik, tash vonë Venera është bërë pjesë e Listës së Presidentit të Universitetit Northwood, në të cilën listë mund të jenë pjesë vetëm studentët më të spikatur me notë mesatare akumulativembi 3.85.

 

President’s List Academic Achievement (Arritja Akademike Lista e Presidentit)

Universiteti i Northwood, respektivisht, klubi ‘Timbervolwes’ në këtë rast, është klub me standarde të larta akademike dhe sportive dhe pjesë e një lige të fortë i cili ofron kritere të forta për pranim por edhe bursë të plotë për studentët që plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Sa i përket aktivitetit sportiv dhe akademik brenda kampusit universitar, Venera thotë se ky universitet ofron të gjitha kushtet e nevojshme dhe të domosdoshme për mbarëvajtjen e studimeve por edhe aktiviteteve sportive.

Ajo flet edhe për jetën dhe vështirësitë me të cilat është përballur në fillim kur ka nisur studimet atje.

“Me t’thënë të drejtën unë jam rritë nëpër udhëtime si pjesë e garave të ndryshme, shumë herë nën shoqërimin e prindërve, dhe jam mësuar në një farë mënyre që të adaptohem edhe duke qenë larg familjes dhe vendlindjes. Jam e përgatitur edhe psiqikisht për një gjë të tillë, pastaj një prej lehtësimeve ka qenë edhe familja ime si shtylla kryesore që ka ndikuar në sukseset e mia. Njëkohësisht, ndihmesë tjetër ka qenë edhe njohja e gjuhës angleze, përmes të cilës unë nuk kam hasur në veshtirësi edhe sa i përket komunikimit por edhe llojllojshmërisë së kulturave në përgjithësi”, thotë ajo.

Venera synon që të luajë sa më shumë me klubin amerikan Timberwolves dhe të arrijë suksese me këtë klub. Njëkohësisht, qëllim tjetër i Venerës është t`i përfundojë studimet në Universitetin Northwood dhe pastaj të vazhdojë tutje edhe me studimet e Masterit por jo domosdoshëmrisht në Universitetin Northwood.

“Qëllimi im dhe preferencat e mia në të ardhmën nuk janë pjesë e planeve për të qëndruar në SHBA. Pasi t`i përfundoj studimet unë e shoh veten time duke luajtur Pro-Volejboll (Volejboll profesional) në Evropë, në Zvicër për të qenë më e saktë. Unë dua të vazhdoj me studimet master dhe të fitoj një vend pune atje, si dhe të jem pranë motrës dhe familjes time. Nuk do të harroj vendin tim dhe do të kthehem çdo herë kur të marr një ftesë/ofertë nga Kombëtarja për të nderuar flamurin tim!”, tregon ajo.