Empoli për dy minuta përmbys rezultatin dhe mposht Fiorentinën

Empoli ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Fiorentinës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 14-të në Serie A.

Mysafirët kaluan në epërsi me të disponuarin për lojë Dusan Vlahovic në minutën e 57-të.

Vendasit e barazuan rezultatin me Bandinellin në minutën e 87-të pas një tollovie në zonën e mysafirëve.

Golin e fitores e shënoi Pinamonti  dy minuta më vonë pas asistimit të mesfushorit të Shqipërisë, Nedim Bajramit.

Pas kësaj humbje Fiorentina mbetet në vendin e tetë me 21 pikë.

Kurse, Empoli në vendin e 10-të me 19 pikë.