Emil Forsberg lojtari i ndeshjes

Suedia ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Polonisë në kuadër të ndeshjes së fundit në fazën e grupeve në “Euro 2020”.

Sulmuesi anësor i Suedisë, Emil Forsberg ka shkëlqyer në këtë ndeshje duke i shënuar dy gola.

Forsberg është zgjedhur lojtari i ndeshjes ka njoftuar UEFA.

Suedia pas kësaj fitoreje është pozicionuar në vendin e parë me shtatë pikë.