Emery: Granit Xhaka është i shkatërruar dhe i trishtuar

Granit Xhaka, të dielën u bë temë e diskutimit në Londër, pas ndeshjes Arsenal – Crystal Palace, e cila përfundoi me rezultatin 2-2.

Tifozët e Arsenalit e fishkëllyen Xhakën në momentit e zëvendësimit, kurse kapiteni i tyre nuk i priti mirë këto fishkëllima, duke i fyer ata dhe duke e hedhur fanellën në tokë pasi u drejtua drejtë zhveshtoreve të klubit.

E sot, trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka folur për Granit Xhakën.

Emery nuk e ka konfirmuar nëse do t’ia marrin shiritin e kapitenit Xhakës.

“Për momentin nuk po flas dhe nuk dua të mendoj për këtë”, ka thënë fillimisht Emery.

Trajneri spanjoll ka thënë se 27 vjeçari nga Prishtina por me shtetësi zvicerane është i shkatërruar dhe i trishtuar.

“Nuk është e lehtë për të dhe për ekipin. Ai tani është i shkatërruar, i trishtuar”, ka thënë Emery.

Emery ka treguar se Xhaka është stërvitur me grupin, por është i trishtuar nga kjo situatë.

“Ai stërviti normalisht me grupin, por ai është i shkatërruar. Ai është i trishtuar për këtë situatë. Angazhimi i tij është i shkëlqyeshëm çdo herë. Ai dëshiron të na ndihmojë. Sjellja e tij është e përsosur në stërvitje me grupin dhe klubin”, ka thënë Emery.

 

Granit Xhaka, temë e javës në futbollin anglez