El Clasico i takon Real Madridit (VIDEO)

Real Madrid ka triumfuar ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”, duke e mposhtur me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 26-të në La Liga.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Vinicius Junior e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 71’ pas një asistimi të bukur nga Toni Kroos.

Fatin e El Clasicos e vendosi Mariano Diaz në minutën e 90+2’, vetëm një minutë pasi u inkuadrua në lojë.

Pas kësaj fitoreje Reali ia rrëmben vendin e parë Barcelonës me 56 pikë, një më shumë se blaugranët.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.