Fidan Shatri, trajner i Kosovës dhe Prishtinës në basketboll në kategorinë e vajzave. Foto/Atdhe Mulla/Kallxo.com

Ekskluzive: Fidan Shatri do të jetë trajner i Kombëtares së Kosovës në basketboll te vajzat

Federata e Basketbollit e Kosovës, gjatë këtij muaji bëri të ditur se Kombëtarja A, e Kosovës në basketboll në kategorinë e vajzave do të marrin pjesë në garat zyrtare të FIBA-s.

Vashat e Kosovës do të marrin pjesë në “FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla”, që do të mbahet në vitin 2021 në Nicosia të Qipros, nga 15 deri më 20 qershor.

KALLXO.com, ka mësuar se trajner i Kombëtares së Kosovës do të jetë trajneri kosovar Fidan Shatri.

FBK, pritet ta bëj publike emërimin e Fidan Shatrit në javën e kaluar si trajner i Kombëtares A, në basketboll në kategorinë e vajzave.

Fidan Shatri është trajner i KBF Prishtinës nga viti 2010-të duke i fituar 5 tituj me vashat e Prishtinës.

34 vjeçari nga Istogu po ashtu ka qenë trajner i Kosovës në kategorinë e vajzave në basketboll në kategoritë U16, U18 dhe të U20.

Vashat e Kosovës do të marrin pjesë në garat zyrtare të FIBA-s