Ekskluzive: FFK përfundon Ligën e Dytë, Kika shpallet kampione

Klubi futbollistik Kika, nga fshati Hogosht i Kamenicës, do të shpallet kampion i Ligës së Dytë në futboll.

KALLXO.com, merr vesh ekskluzivisht se Federata e Futbollit e Kosovës, ka marrë vendim që ta përfundoj Ligën e Dytë.

FFK ka vendosur që ta shpallë kampion KF Kikën, klub i cili pozicionohet në vendin e parë me 41 pikë, duke u inkuadruar në Ligën e Parë për sezonin e ri.

Po ashtu në Ligën e Parë do të inkuadrohet edhe klubi nga Prizreni, A – N, që pozicionohet në vendin e dytë me 41 pikë.

Zyrtarizimi nga FFK-ja pritet të bëhet publik brenda disa minutave për Ligën e Dytë.

Asnjë ekip nga Liga e Dytë nuk do të bie në Ligë ne Tretë për sezonin e ardhshëm.