Ekipi olimpik i xhudos izolohet në karantinë

Ekipi olimpik i xhudos në Kosovës ka hyrë në karantinë prej ditës së hënë, bën të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.Driton Kuka e ka bërë të ditur e ai së bashku me xhudistët janë izoluar në sallën e xhdos të klubit “ippon” në Pejë.“Prej sot ekipi olimpik është në karantinë, që do të thotë se do të izolohet dhe do të shmang kontaktin me njerëz tjerë. Do të jenë dhjetë persona që do të qëndrojnë, ushqehen e stërvisin së bashku deri në një moment tjetër. Të gjithë do të jenë në karantinë te salla ku stërvisim”, ka thënë Kuka për faqen zyrtare të KOK-ut.

Po ashtu Driton Kuka ka thënë se Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, priten të shtyhen.

“Lojërat Olimpike me siguri do të shtyhen. Normal, për ne do të ishte mirë të mbahen në kohë, meqenëse ne nuk kemi ndërprerje, por shumë shtete të fuqishme tashmë janë jashtë stërvitjeve dhe kjo flet shumë”, ka deklaruar Driton Kuka.