Ekipi Olimpik i Kosovës parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike në Pekin

Ekipi i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore që po mbahen në Pekin.

Kosova ka qenë shteti i 54-të me rradhë që ka parakaluar. Në këto lojëra marrin pjesë 91 shtete, dhe 3000 garues.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada kanë numrin më të madh të sportistëve në këto lojëra.

Këto lojëra Kosova i ka bojkotuar në aspektin diplomatik.

Pjesë e stafit të parakalimit ishin: Albin Tahiri, Bujar Turkana, Musa Selimi, Kushtrim Krasniqi, Jeton Beqiri.

Në këtë ceremoni hapëse mungoi Kiana Kryeziu, garuesja tjetër që pritet ta përfaqësojë Kosovën në këto lojëra.

Kosova për herë të parë në Lojërat Olimpike u paraqit në Korenë e Jugut në vitin 2018.

Pikërisht ishte Albin Tahiri që e përfaqësoi Kosovën në ato lojëra.

Një fakt interesant është se Kosova ka më shumë garues në Pekin, më shumë se 19 shtete tjera. Po ashtu një fakt tjetër interesant është se Kina nuk e ka pranuar Kosovën si shtet, por përkundër kësaj Kosova pritet të garojë.

Përveç Kosovës në këto lojra do të merr pjesë edhe Shqipëria me skijatorin Denis Xhepa.

Pekin përveç lojërave dimërore ka qene organizator edhe i lojërave verore.

Këto janë Lojërat Olimpike të 24-të me rradhë.Lojrat Olimipike do të zgjasin deri me 20 shkurt.