Ekipi kosovar i xhudos në pullën postare të Japonisë

Japonia me një gjest të veçantë për kombëtaren së Kosovës në xhudo.

Në shenjë miqësie dhe respekti, Japonia ka bërë një pullë postare me ekipin e kombëtares së Kosovës në xhudo.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka.

“Në Japoni pulla postare me ekipin tonë si shenjë e miqësisë dhe respektit për ekipin tonë! Punë serioze e Ambasadorit Malazogu për Botërorin e vitit të kaluar si dhe për Lojërat Olimpike sivjet”, ka shkruar Kuka në Facebook. /21Media