Ekipi i njohur italian në garë me Milanin për të nënshkruar me Ibrahimovicin

Zlatan Ibrahimovic para disa ditëve e konfirmoi largimin e tij nga kampionati amerikan i futbollit MLS, më saktësisht nga skuadra LA Galaxy.

Suedezi tani është lojtar i lirë dhe prej janarit pritet t’i bashkohet Milanit.

Mirëpo, sipas “Gazzetta Dello Sport”, është ekipi i Bolognas që dëshiron të nënshkruar me 38 vjeçarin në afatin kalimtar të janarit.

Gruaja e Ibras,Helena Seger, ka treguar se 38 vjeçari preferon që të rikthehet te Milan, por pritet të shohim deri në afatin kalimtar se ku do të transferohet suedezi.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!