Ekipi i Llapit fitues i superkupës Kosovë-Diasporë

Ka përfunduar takimi midis Llapit dhe Kosova Dusseldorf në kuadër të supërkupës Kosovë-Diasporë.

Skuadra e Tahir Batatinës ka arritur që të mposht ekipin nga diaspora Kosova Dusseldorf me rezultat 2 me 0 në një ndeshje të zhvilluar në një fushë me bari sintetik.

Golin e parë për bardhekaltrit e realizoi Drilon Fazliu në minutën e tetë të ndeshjes, pas asistimit të Benjamin Eminit.

Ndërsa goli i dytë erdhi në minutat shtesë, kur Benjamin Emini realizoi nga pika e bardhë në minutën e 94-të.

Kjo ndeshje u organizua nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Llapi është fitues i Kupës së Kosovës në futboll, ndërsa Kosova Dusseldorf është fitues i Kupës së Diasporës.

Llapi luan me Kosova Dusseldorfin më 26 tetor